“Kryeministër hajvan”, Kajtazi i quan komunistë anëtarët e VV-së – i sfidon me diçka

Gazetari Vehbi Kajtazi u quan komunistë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas fshirjes së grafitit “kryeministër hajvan” në murin e QKUK-së.

Kajtazi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook thotë se ata po përpiqen t’i kontrollojne edhe grafitet mureve të qytetit.

“Qe puna e komunisteve qe perpiqen t’i kontrollojne edhe grafitet mureve te shehrit”.

Ai sfidon të njëjtit edhe me fshirjen e shkrimit të tij.

“Meqe po mudoheni t’i kontrolloni parullat, atehere po ju them: Kryeminister hajvan! Hajde fshimani”, thotë Kajtazi.

Lexo edhe:  “Kena me t’çu lidhun si qenin”, katër persona shkojnë në shtëpinë e 23-vjeçarit në Vushtrri për t’i qëruar hesapet me të