KRU “Mitrovica” lë pa ujë Skenderajin, arsyeja “pëlcitja e gypit kryesor”
KRU “Mitrovica” nga dje ka ndërprerë furnizimin me ujë në Skenderaj.
Siç ka njoftuar kompania arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është pëlcitja e gypit kryesor në Klinë të Ulët, ku nga dita e djeshme kanë nisur punimet për sanimin e problemit.
02 Press merr vesh se punëtorët e ujësjellësit aktualisht janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të sanuar problemin.
Ndërkohë që banorët Skenderajt që nga orët e pasditës së djeshme janë pa ujë.
Njoftimi i plotë i lëshuar nga KRU “Mitrovica”:
NJOFTIM
Kline e Ulët – Skenderaj
Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në Klin të Ulët, nga ora 15:00 do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijes për Skenderaj. Ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit të ujit është në teren dhe tani do fillohet me sanimin e defektit.
Për momentin ende nuk dihet se sa do të zgjasë sanimi i gypit, prandaj për zhvillime të reja do u informojmë me kohë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!