Kristian Prenga lartëson flamurin shqiptar, ‘shkatërron’ boksierin amerikan dhe merr dy tituj

Boksieri shqiptar i peshave të rënda Kristjan Prenga ka mposhtur kundërshtarin amerikan, Samuel Crossed në ndeshjen e zhvilluar në SHBA, duke marrë titujt WBA dhe NBA në kategorinë e tij. 32-vjeçari shqiptar ishte si një uragan për amerikanin, i cili humbi me nokat në raundin e tretë.

Kjo fitore ishte e 13 për Kristjan Prengën në boksin profesionist, ndërsa të 13 janë me nokaut. Kjo fitore i hap rrugën mirditorit për të tjera ndeshje që mund të sjellin tituj edhe më të rëndësishëm.

 

Lexo edhe:  Haxhi Krasniqi fiton titullin WBC