Krimet Ekonomike zbarkojnë në një shtëpi në Viti, 29-vjeçarit i gjejnë AK-47, dhjetëra fishekë e granatë dore

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ka raste kur kryhen edhe bastisje, me qëllim kapjen dhe sekuestrimim e armëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë është zbuluar gjatë ditës së djeshme në fshatin Ballancë të Vitisë, ku Krimet Ekonomike kanë kryer kontroll në një shtëpi.

Pas bastisjeve, në shtëpinë e të dyshuarit D.Veseli, 29-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur një kallashnikov me mbi 50 fishekë, granatë dore e një armë tjetër, që  janë sekuestruar.

Pas përfundimit policor, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku u intervistua nga hetuesit policorë lidhje me veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Lexo edhe:  Futbollisti anglez vdes nga kanceri i pashpjeguar në moshën 23 vjeçare, pak javë pas fejesës