Krerët e shtetit nesër e nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në BE

Nesër në ora 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë ceremoni do të jenë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani, Konjufca dhe Kurti do të kenë deklaratë për media.

Lexo edhe:  Mustafa pas dënimit të Hajdarit me 200 euro gjobë: Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë