Krenari: Dy gjimnaziste nga Vushtrria do bëhen pjesë e një hulumtimi në ShBA

Nxënëset e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, Tuana Grabovci dhe Suela Selimi, pas një gare kanë arritur të bëhen pjesë e një hulumtimi shkencor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike në Universitetin Santa Kruz (UCSC) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas kësaj arritjeje të madhe të tyre, ato sot u pritën në Komunën e Vushtrrisë nga kryetari Ferit Idrizi.

“Suksesi i nxënësve vushtrrias më gëzon gjithmonë, andaj ne si Komunë do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë ata që shënojnë suksese në çdo fushë, e që në këtë rast Tuanës dhe Suelës do t’i mbulojmë shpenzimet e udhëtimit”, thuhet në postimin e kryetarit

Për pjesëmarrjen e dy nxënëseve të Gjimnazit në këtë hulumtim shkencor, një kontribut të veçantë e ka dhënë edhe shkencëtarja, Ph.D Pranvera Hyseni, të cilën e falënderoj.Tuana dhe Suela, paçi fat dhe shumë suksese!”, ka shkruar tutje Idrizi.

Lexo edhe:  Ndalesa e produkteve serbe në Kosovë i kushtoi Serbisë 150 milionë euro dëme