Krasniqi pas deklaratave të Thaçit: Dielli do të lind përsëri, President

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas intervistës së transmetuar të ish-presidentit Thaçi, të parën pas shkuarjes në Hagë.

Krasniqi ka thënë se për liderët e mëdhenj, në luftë apo në paqe, atdheu është gjithmonë i pari.

“Sonte dëgjuam një intervistë emocionuese, e cila në çdo fjalë përmbante ëndrrat, mallin dhe dashurinë e pakusht për Kosovën. Krenar, sot e përgjithmonë me Presidentin Hashim Thaçi. Dielli do të lind përsëri, President”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lexo edhe:  A do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli, flasin nga ZRRE