KPM ndërprenë transmetimin televiziv të “It’s My Home”

Pas dhunës në reality show-in “It’s my home”, Komisioni i Pavarur i Mediave ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve në këtë emision.

KPM ka vendosur që të ndalojë transmetimin e këtij reality show në “First Channel”.

Lajmin e ka bërë të ditur pronari i televizionit, Valon Maloku.

“Sipas vendimit te KPM-se programi Reality show “It’s my home” nderprehet menjehere ne transmetimin televiziv.

“It’s my home” vazhdon te transmetohet ne kanalin tone ne youtube 24 ore me 7, deri ne nje vendim tjeter”, ka shkruar Maloku.

Ky reagim vjen pasi një vajzë konkurrente të mërkurën ka qenë cak e dhunës. Ajo u godit me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor, kamerat regjistruar gjithçka mbi dhunën që po transmetohej live nëpër platformat televizive.

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Suharekë: Vëllai ushtron presion dhe e pengon motrën që