Kosovën e quajtën Republikë, kërkon falje kryeministrja serbe

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se se ka ndodhur një gabim në ueb faqen e Qeverisë së Serbisë, ku në përkthimin në anglisht të Planit 10-pikësh për lëvizjet e ardhshme politike të shtetit serb ishte shkruar Republika e Kosovës.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë qytetarëve tanë që një gabim kaq i rëndë është shfaqur në faqen e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Ne menjëherë e hoqëm atë faqe. Ka ndodhur një gabim, përgjegjësia është e ekipit qeveritar të internetit dhe shërbimit për shtypin. Ne kontrolluam se për çfarë bëhej fjalë për vepra, ishte një gabim i madh i pafalshëm i përkthyesit”, tha ajo për RTS.

Lexo edhe:  Kjo pamje e qenit i hutoi njerëzit, askush s’ka shpjegim se si kafsha po qëndron brenda pishinës