Kosovarit i bëhet Mercedesi shkrumb e hi, thotë se i kushtoi 43 mijë franga
Një veturë e tipit “Mercedes GLA” e vitit 2018 me targa zvicerane, sot në Grazhdanik në Prizren është kapluar nga zjarri. Pronari i saj ka deklaruar në polici se vlera e veturës është 43 mijë franga.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë e Prizrenit tha për Express se rasti i djegies ka ndodhur teksa shoferi po voziste, i cili ka vënë re erë benzine dhe tym.