Kosovari që e futi të dashurën në prostitucion dënohet me 10 vjet e gjysmë burgim e mbi 1 milion franga

10 vjet e gjysmë burgim dhe 1.2 milion franga (1 milion e 220 mijë euro) dëmshpërblim.

Ky është vendimi që të martën e ka marrë i Gjykata e Solothurnit në Zvicër, për 28-vjeçarin nga Kosova.

Gjithashtu në dënim përfshihet edhe ndalimi i qëndrimit në Zvicër për 10 vjet pasi ai ta ketë mbaruar vuajtjen e dënimit.

28 vjeçari në vitin 2016-të e kishte njohur një vajzë 16 vjeçare nëpërmjet internetit.

I pandehuri e kishte shtyrë viktimën të kryente prostitucion.

Nëpërmjet këtij aktiviteti ilegal kosovari kishte fituar 1 milion franga.

Nga 2016-ta e deri në vitin 2018-të “Loverboy” po ashtu kishte prodhuar fotografi dhe video nga viktima dhe kishte inkasuar para me to, shkruan Radio Televizioni i Zvicrës “SRF”.

Avokatët e kosovarit kishin kërkuar lirimin e tij.

Vet i akuzuari tha se dëshiron gjykim dhe vendim fer.

Pala mbrojtëse pritet të apelojë ndaj këtij vendimi, shkruan SRF

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Prizren, vetura bëhet "llom"