Kosovari dënohet me 13 vjet burgim për djegien e një ndërtese në Zvicër

Një burrë nga Kosova është dënuar me 13 vjet burgim.

Ai është shpallur fajtor për djegien e një ndërtese të banimit në korrik të 2019-tës në Zvicër, konkretisht në qytetin e Bahlstahlit, që gjendet në kantonin e Solothurnit.

Vendimi i Gjykatës së Solothurnit, është konfirmuar nga Gjykata Federale.

Gjithashtu në vendim, përfshihet edhe dëbimi i tij nga vendi për 15 vjet.

Po ashtu gjykata kërkon që kjo të evidentohet edhe në SIS – i njohur si Sistemi i Informacionit të Shengenit, shkruajnë mediat zvicerane.

Avokat i 48-vjeçarit ka kërkuar që klienti të lirohet nga akuza e vrasjes së shumëfishtë në tentativë.

Pala mbrojtëse ka kërkuar një dënim prej katër vjetësh dhe dëbim nga Zvicra për tetë vjet.

Por, kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata,

Sipas vendimit, i akuzuar në natë kritike kishte marrë në konsideratë edhe vdekjen e banorëve të kësaj ndërtese.

Në aktakuzë thuhet se kosovari, i kishte hedhur 30 litra benzinë.

Objekti në fjalë kishte pësuar dëme në vlerë prej 570 frangash, derisa nuk dihet arsyeja e kësaj vepre.

Lexo edhe:  Arrestohet një grua në Deçan, dyshohet se rrahu një burrë dhe një police