Kosovari dëbohet nga Zvicra, kjo është arsyeja
Në vitin 2018 e kishte sulmuar me thikë një burrë në stacionin e trenit në Olten në Solothurn të Zvicrës.
Para disa ditësh Gjykata e Lartë mori vendim që ta dëbojë një kosovar për 10 vjet nga Zvicra.
Siç raportojnë mediat zvicerane kosovari ishte i dënuar edhe me tetë vjet burgim për vrasje në tentativë.
Në vitin 2021 ai kishte bërë ankesë, por tani gjykata e ka vërtetuar vendimin e shpallur për ta dëbuar burrin nga Kosova.
Kjo edhe pse ai është i martuar dhe ka një djalë të vogël.
Ai është i lindur dhe rritur në Zvicër.
Po ashtu edhe gjithë familja e tij jeton atje, përfshirë edhe gruaja dhe djali i tij.
Thuhet se ai vuan nga skleroza multiple.
Kosovari ka deklaruar se ka frikë se në Kosovë nuk mund të gjejë trajtimin adekuatë.
Por, kjo është hedhur poshtë nga Prokuroria Publike.