Kosovarët “nuk” kanë njohuri për skijim vetëm dje tetë qytetarë pësuan lëndime në borë

Tetë persona kanë pësuar lëndime të dielën në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

Sipas tyre qytetarët e lënduar kanë pasur thyerje të gjymtyrëve dhe lëndime të gjurit.

“Sot në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet tona ju kanë dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë pas lëndimeve të pësuara gjatë skijimit si thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar. Gjithsej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, thuhet në njoftim e publikuar dje.

Lexo edhe:  Ky është 25-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht 72-vjeçaren në Skenderaj