Kosovarët gëzohen për liberalizim, bashkatdhetarët të gatshëm t’i presin
Vendimi për udhëtim pa viza nga fillimi i vitit që vjen, i ka gëzuar tej mase kosovarët, që për vite të tëra kanë pritur për to para ambasadave. Në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë, gjatë kësaj të mërkure qytetarët janë shprehur të lumtur më këtë lajm, derisa bashkatdhetarët të gatshëm për t’i pritur familjaret e tyre
Aeroporti i Prishtinës është vendi ku ndahen e bashkohen shumë familje kosovare dhe jo vetëm, por përshëndetjet e tyre, sot kishin tjetër atmosferik.
Të gjithë pothuajse të njëjtin çështje për diskutim, vendimin për heqjen e vizave për Kosovën.
Ndonëse morri rrugën drejt aeroportit ndërkombëtarë, “Adem Jashari”, për të përcjell nipin e tij, Xhelal Sylejmani nga Ferizai ishte i lumtur që nga një janari do të mund të udhëtoj edhe ai pa problem e pritje për në Evropë.
“Kanë qenë procedura të stërzgjatuar e të cilat nuk do te duhej të ishin. Për Zvicër apet kom shku ma lehtë a për Gjermani ma kanë refuzu disa here vizën edhe pse kom pas me shku te fëmijët dhe i kanë pasur kushtet por nuk ma kanë lëshuar vizen”, ka thënë Xhelal Sylejmani, qytetar.
Votimin e së martës e ka mirëpritur edhe Arbnor Vinarci nga Mitrovica që sot erdhi për vizitë në Kosovë pasi vendin e la për të gjetur punë në një vend evropian.
“Unë jam prej Mitrovice, unë punoj atje me vizë punë pasi kom shku me kualifikim. Është mirë që po ndodh liberalizimi i vizave pasi qytetarët mund të dalin dhe të vendosin pastaj. Pritjet e tepërta para ambasadave nuk janë më dhe kjo ja u lehtëson qytetarëve udhëtimet pasi më herët nëse kanë dasht me shku është dashtë me planifiku një kohë të gjatë”, është shprehur Arbnor Vinarci, qytetar.
Sa janë të lumtur që morri fund pritja, ka nga ta që kanë edhe drojë.
“Krejt rinia shkunë tash veç edhe pleqtë kanë mbet me shku. Unë e kam çiken jashtë dhe procedurat janë kanë kogja të gata kur kom dashtë më shku me vizitu, mirë është që na i lëshun por rinia shkunë dhe tash ata nuk kthehen ma”, ka deklaruar Avdullah Berisha, qytetar.