Kosovarët ëndërrojnë për viza pune në Gjermani

Fillimi i çdo muaji e gjen një 26-vjeçar nga Suhareka në ueb-faqen e Ambasadës së Gjermanisë, duke aplikuar për vizë pune. Këtë procedurë ai e ka ndjekur që 20 muaj, por… pa fat.

“Jo vetëm që bëhet bajat, por nganjëherë edhe harroj të aplikoj [ditën e parë]. Pastaj, të bëhet rutinë. Janë datat e caktuara kur duhet të aplikosh dhe e kryen”, thotë ai.

Dikur në dy javët e para të çdo muaji – sa është thirrja e hapur për aplikim – ai thotë se i dedikon rreth 15 minuta kohë për ta kryer aplikimin.

Ai nuk dëshiron të identifikohet me emër, pasi që është i punësuar në Kosovë, por thotë se edhe pse 20 aplikimet e deritanishme nuk kanë pasur sukses, ai do të vazhdojë të aplikojë.

“Nuk të dekurajon [mungesa e suksesit në aplikim] sepse… thjesht e provon fatin”, shprehet ai.

Që nga janari i vitit 2021, kosovarët – bashkë me fqinjët e tyre në Ballkanin Perëndimor – fituan “qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës”, siç thuhet në ueb-faqen e Ambasadës gjermane. Kjo, pasi që në Gjermani hyri në fuqi “Rregullorja për Ballkanin Perëndimor”, përmes së cilës, qytetarët e vendeve të këtij rajoni mund të aplikojnë për vizë pune, pavarësisht kualifikimit të tyre profesional.

Fillimisht, terminët për vizë pune i fitonte kushdo që arrinte të regjistrohej i pari, por më vonë mënyra e përcaktimit të terminëve ndryshoi, duke u bërë përmes tërheqjes së shortit në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë në Berlin.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë se sa është numri i kërkesave që parashtrohen për të rezervuar termin për vizë pune brenda muajit, por iu tha se statistika të tilla nuk mbahen. Megjithatë, siç merr vesh REL-i, brenda vitit në dispozicion janë 5.500 vende.

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia

Në ueb-faqen e Ambasadës gjermane në Prishtinë thuhet se mënyra e përcaktimit të terminëve u zëvendësua me procedurën e tërheqjes së shortit, “për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion”.

E, përderisa djaloshi nga Suhareka thotë se është i rrethuar nga shumë shokë e shoqe që kanë kaluar nëpër faza të ngjashme si ai, disa të tjerë kanë pasur më shumë fat në tërheqjen e shortit.

Në vitet e fundit, mijëra kosovarë kanë marrë viza pune për në Gjermani. Vetëm vitin e kaluar, numri i vizave të punës të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë është rritur për 110 për qind, në krahasim me vitin paraprak.

Mbi 21 mijë viza pune për Gjermani në katër vjet

Pasi ishte ulur numri i vizave të lëshuara për punë në Gjermani në vitin 2020, shkaku i COVID-19, numri i tyre arriti shifër më të lartë në vitin 2022 sesa para pandemisë.

Një prej përfituesve të vizës së punës në Gjermani është edhe Ramiz Hoxha, i lindur në fshatin Shalë të Lipjanit. Që gjashtë vjet, ai jeton në Hajllbron të Gjermanisë. Për të, procesi i marrjes së vizës nuk ka qenë aq i vështirë.

“Për ta marrë vizën, për krejt procedurën kam pritur tre muaj, se atëherë kanë qenë më pak aplikime”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Vizat e lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

Gjatë vitit 2022, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar mbi 9.300 viza pune për shtetasit e Kosovës.

Vizat e lëshuara nga Gjermania për banorët e Ballkanit Perëndimor

Gjatë vitit 2022, Kosova ishte vendi i tretë nga Ballkani Perëndimor me më së shumti banorë që morën viza pune për në Gjermani. Për emigracion të fëmijëve dhe bashkim familjar, Kosova radhitej e para.

Lexo edhe:  Njësia e krimeve të rënda zbarkon në auto sallonin e vëllezërve nga Vushtrria

Nga 1 janari i vitit 2024, kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Por, kjo leje nuk nënkupton edhe leje pune./REL