Kosova vërshohet me oferta të majme dhe kërkesa për qeli burgjesh me qira nga shtete evropiane
Kreu i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, në një bisedë që ka zhvilluar me mediumin francez“AFP” rreth marrëveshjes që Kosova ka bërë me Danimarkën për dhënien e qelive të burgjeve me qira, ka konfirmuar se Kosova është vërshuar me shumë kërkesa të tjera nga vende të shumta evropiane.
Dibrani ka treguar se këto shtete kanë ofruar edhe shuma të majme parash për arritjen e marrëveshjeve, megjithatë thotë se Kosova s’ka shqyrtuar fare ato kërkesa deri më tani.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, morëm kërkesa të shumta nga vendet evropiane për shuma të mëdha parash. Por ende nuk i kemi diskutuar ato”, shtoi ai. “Ne tashmë kemi shumë punë për të bërë për vendin tonë”, ka thënë Dibrani për AFP-në.
Ai gjithashtu ka treguar se Kosova ka kapacitete nëpër burgjet e saj , meqë nga 2800 qeli sa janë, vetëm 1800 janë të zëna me të burgosur.
“Ndryshe nga shumica e shteteve evropiane, të cilat po përballen me mbipopullim të burgjeve, ne kemi kapacitet të mjaftueshëm. Kapaciteti ynë i burgjeve është aktualisht 2,800 vende, ndërsa aktualisht kemi rreth 1,800 të burgosur.”, ka shtuar tutje Dibrani për mediumin francez.
Deri në vitin 2027, Danimarka do t’i zhvendosë të burgosurit e saj të huaj në një qendër paraburgimi në Kosovë.Marrëveshja, e përfunduar në vitin 2022 dhe e ratifikuar nga deputetët e Kosovës në vitin 2024, parashikon pranimin e deri në 300 të burgosurve të huaj të dënuar në Danimarkë. Asnjëri prej tyre nuk duhet të jetë dënuar për terrorizëm ose krime lufte, as nuk duhet të vuajë nga sëmundje mendore ose nga ndonjë sëmundje e pashërueshme. Pasi të përfundojë dënimi i tyre në Kosovë, ata do të dërgohen në vendin e tyre të origjinës.Në këmbim, Danimarka do të paguajë 200 milionë euro – më shumë se gjashtë herë buxhetin vjetor të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës./Periskopi
Kreu i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, në një bisedë që ka zhvilluar me mediumin francez“AFP” rreth marrëveshjes që Kosova ka bërë me Danimarkën për dhënien e qelive të burgjeve me qira, ka konfirmuar se Kosova është vërshuar me shumë kërkesa të tjera nga vende të shumta evropiane.
Dibrani ka treguar se këto shtete kanë ofruar edhe shuma të majme parash për arritjen e marrëveshjeve, megjithatë thotë se Kosova s’ka shqyrtuar fare ato kërkesa deri më tani.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, morëm kërkesa të shumta nga vendet evropiane për shuma të mëdha parash. Por ende nuk i kemi diskutuar ato”, shtoi ai. “Ne tashmë kemi shumë punë për të bërë për vendin tonë”, ka thënë Dibrani për AFP-në.
Ai gjithashtu ka treguar se Kosova ka kapacitete nëpër burgjet e saj , meqë nga 2800 qeli sa janë, vetëm 1800 janë të zëna me të burgosur.
“Ndryshe nga shumica e shteteve evropiane, të cilat po përballen me mbipopullim të burgjeve, ne kemi kapacitet të mjaftueshëm. Kapaciteti ynë i burgjeve është aktualisht 2,800 vende, ndërsa aktualisht kemi rreth 1,800 të burgosur.”, ka shtuar tutje Dibrani për mediumin francez.
Deri në vitin 2027, Danimarka do t’i zhvendosë të burgosurit e saj të huaj në një qendër paraburgimi në Kosovë.Marrëveshja, e përfunduar në vitin 2022 dhe e ratifikuar nga deputetët e Kosovës në vitin 2024, parashikon pranimin e deri në 300 të burgosurve të huaj të dënuar në Danimarkë. Asnjëri prej tyre nuk duhet të jetë dënuar për terrorizëm ose krime lufte, as nuk duhet të vuajë nga sëmundje mendore ose nga ndonjë sëmundje e pashërueshme. Pasi të përfundojë dënimi i tyre në Kosovë, ata do të dërgohen në vendin e tyre të origjinës.Në këmbim, Danimarka do të paguajë 200 milionë euro – më shumë se gjashtë herë buxhetin vjetor të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës.