Kosova U22, kampione ballkanike në volejbollin në rërë

Përfaqësuesja e Kosovës në volejbollin në rërë (vajzat) e ka fituar titullin në Kampionatin Ballkanik U22 që në fundjavë u mbajt në Shtip të Maqedonisë së Veriut. Të dielën mbrëma në finale, Kosova U22 e mposhti ekipin e dytë të Turqisë me rezultatin 2:1 në sete.

Ndërkohë në gjysmëfinale volejbollistet kosovare fituan ndaj ekipit të parë të Turqisë, po ashtu me 2:1 në sete.

Kosovën e kanë përfaqësuar Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu. Ndaj Serbisë ato kanë fituar pa lojë, pasi serbet refuzuan të përballen. Ndërkohë garuesit e Kosovës janë mposhtur në finale nga Turqia. Kosovën e kanë prezantuar Erion Bajrami e Ermal Maliqi.

Arritja e tyre në finale po ashtu është vlerësuar sukses shumë i madh nga Federata e Volejbollit e Kosovës. Maqedonia e Veriut,m Turqia, Rumania dhe Serbia janë prezantuar me nga dy ekipe në Ballkanik. Ndërkohë Kosova e kishte nga një ekip në të dy konkurrencat.

Lexo edhe:  Ky ajet nga Kurani u lexua në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës