“Kosova s’do të ketë më të papunë”- Gjermania pritet t’i heq disa kufizime dhe t’i pranojë 125 mijë migrantë

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se ministri Federal i Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, Hubertus Heil, po punon në detajet e para për një ligj të ri për punësimin e të huajve.

Sipas Cufajt, ky ligj do  të ketë në fokus punësimin e të huajve nga Evropa Lindore dhe Juglindore.

“Projektligji, me të cilin, mes tjerash, parashihet që rreth 125.000 punëtorë migrantë nga Europa Lindore dhe Juglindore  të hyjnë në treg të punës (çdo vit) pa kufizime formale dhe procedura të vështira, do të paraqitet në Kabinetin e Drejtuar nga Kancelari Scholz në muajin Mars”, është shprehur Cufaj.

Tutje, ai tha se më së largu në fund të këtij viti, ligji në fjalë do të jetë një realitet, teksa shtoi se Kosova nuk do të ketë më të papunë.

“E nga fundi i këtij viti edhe qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në BE.  Republika e Kosovës nuk do ketë më të papunë”, shkroi Cufaj.

Lexo edhe:  I dyshuari për kontrabandë mallrash e kërcënon policin në Mitrovicë, ia zë pritën dhe e provokon