Kosova fiton një medalje të bronztë në Olimpiadën e Matematikës

Kosova fiton një medalje të bronztë në Olimpiadën e Matematikës

Ka përfunduar me sukses Olimpiada e 30-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë – IMC 2023.

Kosova u përfaqësua nga dy studentë të Universitetit të Prishtinës, Andi Sejdiu dhe Oki Caka. Andi Sejdiu ka fituar një çmim të tretë (Medalje të Bronztë).

“IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze”, thuhet në kumtesë.

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës”.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje: Burri dhe gruaja rrahen me njëri-tjetrin, përfundojnë në Polici