Kosova dridhet nga tërmeti, mësohet ku u ndjenë dridhjet

Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter sot në mëngjes, me epiqendër në fshatin Kozaricë të Obiliqit.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës ka bërë të ditur se tërmeti ndodhur rreth orës 07:33.

“Thellësia hipoqendrore ishte tri kilometra. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e fshatit dhe përreth tij”, ka thënë Mustafa.

Lexo edhe:  Aksidenti në rrugën e Kombit, 5 të lënduarit janë një familje nga Kosova