Kontigjenti i FSK-së gjatë operacionit në zonën e prekur nga tërmeti në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë që kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar.

Ai ka thënë se specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente, po zhvillojnë operacionet në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

“Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve nën gërmadha. Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”, ka thënë Mehaj.

“Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur”, shkruan tutje Mehaj.

Lexo edhe:  Nëna e Thaçit lirohet nga spitali pas trajtimit disaditor