Konjufca me deputetë i shprehin ngushëllime për vdekjen e nënës Xhavit Haliti
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me deputetë të tjerë i kanë shprehur ngushëllime kolegut të tyre nga radhët e PDK-së, Xhavit Halitit, për vdekjen e nënës së tij.
Në seancën e sotme, i pari i Kuvendit ka pohuar këtë derisa në rend të pikave të ditës ishte: “Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Haliti kishte për të prezantuar këtë pikë, por nuk mundi për shkak të vdekjes së nënës së tij