Konjufca e shkarkon këshilltarin imam që e kishte rrahur me dru gruan e tij
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka liruar nga detyra këshilltarin e tij, Drilon Gashi.
Ky i fundit, është dënuar nga Gjykata e Pejës për lëndim të lehtë trupor, shkruan lajmi.net.
Lirimi i Gashit nga detyra është konfirmuar për lajmi.net nga shefit i Kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
Ndryshe, Gashi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës pasi që i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore gruas së tij.