Konflikti për tokë mes dy mitrovicasve, në mes pronarja serbe – e shiti tokën për së dyti

Prej disa muajsh, Bajram Sylejmani nuk mund të punojë më një pjesë të tokës në Mitrovicë të  Jugut, për të cilën thotë se familja e tij ka qenë pronare prej 75 vjetësh.

Nga gjithsej 1.5 hektarë, 89.40 ari pretendohet se janë  pë rvetë suar nga një person të cilin Bajrami thotë se nuk e ka njohur e s’e ka parë  kurrë më parë.

Sherri ka nisur për një kontratë shitblerjeje të vitit 2022, të lidhur me një grua serbe, Nadezhda Jašić, që thuhet se është vajza dhe trashëgimtarja e vetme e ish-pronarit të tokës.

78 vjeçari, dyshon se kjo kontratë është e falsifikuar.

Bajrami jeton në rrugën e njohur si “Nën Kazermë”, por edhe si “Rruga e Hekurudhës”, në  Mitrovicë .

Ai thotë se familja e tij është vendosur aty në vitet 50-ta, ku janë lindur dhe rritur dy vëllezërit dhe pesë motrat.

Sipas tij, aty ndërtuan edhe shtëpinë e parë, e cila më vonë u dogj nga regjimi serb. Madje, thotë se e kanë edhe një fotografi të përbashkët para asaj shtëpie.

Dëshmitarët Enver Abazi dhe Hilmi Gashi, të cilët thonë se janë rritur së bashku me Bajramin në këtë lagje, tregojnë se e njohin prej vitesh si një familje që ka punuar dhe jetuar në këtë tokë.

Ai sot jeton në shtëpinë e trashëguar nga nëna e tij, Fatimja, së bashku me gruan dhe djalin.

Sipas tij, babai i tij, Riza Sylejmani, kishte blerë tokën prej 1 hektar e gjysmë nga serbi Radoslav Brusiq, mes viteve 1952-1955, por pronësia asnjëherë nuk ishte përkthyer ligjërisht.

Bajrami kujton se nëna e tij, Fatimja, kishte udhëtuar në Beograd mes viteve ’70-’80 për të takuar vajzën e pronarit serb, Nadezhda Jašić, me qëllim të vazhdimit të procedurave të përkthimit të pronësisë.

Lexo edhe:  Alarmante: Rritet çmimi i bukës dhe i byrekut

Por këto procedura u ndërprenë nga regjimi i atëhershëm. Prej viteve të  80-ta ai thotë  se trashë gimtarja e pronë s nuk kishte shkelur kurrë  më  në  Kosovë .

Më 23 prill 2023, Sylejmani i kërkoi gjykatës që të gjejë një dokument që vërteton nisjen e procedurave për kalimin e pronës nga serbi te familja shqiptare.

Por deri më sot, thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Megjithatë, prej kur ishte blerë toka nga pronari serb këtu s’kishte pasur asnjë problem, deri në vitin 2022.
Ai tregon se, gjatë punës në bahçen e tij, pa disa persona të panjohur duke matur dhe fotografuar tokën.

Pas disa ditësh ata u rikthyen.

Bajrami u detyrua të shkonte në polici, ku për herë të parë thotë  se u përball me qytetarin R.B, i cili deklaroi se toka ishte e tij.

Kjo thotë se ishte hera e parë që i dëgjoi për një shitblerje të tillë.

Kur e pyeti nga kush e kishte blerë, sipas 78 vjecarit, R.B. përmendi emrin e Nadezda Jašić, trashëgimtaren e vetme të Radoslav Brusiq.

Kontrata, sipas dokumenteve, ishte hartuar më 15 mars 2022 dhe përfshinte shitjen e 89.40 arëve për 50 mijë euro, një çmim që as Sylejmani e as pronari aktual nuk kishin ditur ta deklaronin saktë para gjykatës.

Bajrami dyshon se vajza e ish-pronarit serb mund të mos ketë lidhje me nënshkrimin në kontratë, ose madje mund të mos jetë më gjallë.

Sot, Bajram Sylejmani thotë se toka që e mbajti familjen gjallë për tri gjenerata është në rrezik.

Ai është i vendosur të vazhdojë betejën ligjore, por paralajmëron se nëse nuk vepron drejt gjykata, “do të veprojë kanuni”.