Konflikti për motive të ulëta i mori jetën të riut të Tiranë, zbulohet kush janë autorët dhe viktima

Pak pas mesnate një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se nisi për motive të dobëta.

Siç raporton Abc News, mësohet se shtetasit, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, kanë goditur me thikë viktimën Stiven Toshkësi, 20 vjeç.

Si pasojë e plagëve të shumta, i riu ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani policia ka arritur të arrestojë njërin nga autorët, Ensi Maze.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M.

Lexo edhe:  Shkeli urdhrin mbrojtës dhe i shkoi gruas te puna, arrestohet 49-vjeçari në Fushë Kosovë