Konflikt për parking në Fushë Kosovë, i moshuari kërcënon zytarin policor
Mosmarrëveshjet mes personave të ndryshëm në Kosovë shpeshherë ndodhin për arsye banale. E ndër zënkat më të shpeshta janë ato për parkingje, ku shumë qytetarë hasin në telashe me njëri-tjetrin.
Me një situatë të tillë është përballur së fundi një zyrtar policor në Fushë Kosovë, pasi një person i moshuar e ka kërcënuar.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 67-vjeçari i ka kërkuar policit që ta largojë veturën nga hapësira e cila u bë mollë sherri, duke e ofenduar e kërcënuar me fjalë të rënda.
Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i moshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Kanosje’.