Konflikt mes disa personave në Shkabaj të Prishtinës, shkrepet edhe arma

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E, shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta e armëve të zjarrit.

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur dje në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku dyshohet se është shkrepur edhe arma.

Sinjali mëson se njësitë policore kanë shoqëruar në Polici dy të dyshuarit, te të cilët janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe një numër i madh i fishekëve.

Njëri prej të dyshuarve, gjatë intervistimit nga hetuesit policorë ka pranuar se ka shtënë me armë në ajër.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm’ dhe ‘Përdorim i armës’, ndërsa të dyshuarit do të hetohen në liri.

Lexo edhe:  E mitura nga Vitia zhduket pasi e përfundon mësimin, babai i saj kërkon ndihmë në Polici