Konflikt mes çiftit në Ferizaj, i riu e bën për spital të fejuarën

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga partnerë, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Ferizaj, pasi dyshohet se burri ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga deklarata e viktimës, e cila ka thënë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal, e që më pas i dyshuari e ka sulmuar fizikisht.

Si pasojë e dhunës, 23-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është përballur me denoncimin ndaj tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

 

Lexo edhe:  Policia e Kosovës arreston disa serb për kalim ilegal të kufirit, njëri nga ta pjesëtar i xhandarmërisë serbe