Konflikt familjar në Junik: Djali sulmon fizikisht babanë e tij, Policia zbarkon në shtëpinë e tyre

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Junik, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sinjali mëson se dikush nga familja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti, 23-vjeçari e ka sulmuar fizikisht babain e tij, duke i shkaktuar lëndime dhe frikë e shqetësim të madh.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari është recidivist i dhunës në familje, pasi edhe më parë është arrestuar.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe rasti ndaj tij është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë në Malishevë, dyshohet për një të vrarë