Konflikt familjar në Gjakovë, i riu rrah vëllain dhe dy motrat

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Një konflikt familjar ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain dhe dy motrat e mitura.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimat kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë deklaruar se 20-vjeçari i ka sulmuar fizikisht.

Menjëherë pas kryerjes së veprës, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  I dyshuari për sulmin seksual ndaj 13-vjeçares në Prizren së shpejti para Gjykatës, kërkohet paraburgim