Konflikt familjar në Gjakovë, i riu rrah dy motrat për shkak të xhelozisë dhe arratiset

Foto ilustruese

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta, ku viktima janë kryesisht vajzat dhe gratë.

Ato përjetojnë dhunë fizike e psikike nga partnerët, por edhe anëtarët e tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur edhe të hënën në një familje në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy motrat e tij, pas një debati që kanë pasur mes vete.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pasi është denoncuar rasti, viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre në Polici, ku kanë rrëfyer se si u përballën me sulm nga vëllai, për shkak të xhelozisë.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin, por menjëherë pas kryerjes së veprës, i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë, dy fëmijë goditen nga një automjet në Obiliq