Konfiskohen në Jarinjë uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe dhe predhë antitank

Të martën në fshatin Jarinjë e Poshtme në veri të Mitrovicë Policia gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë parë se kishte pasur uniforma ushtarake dhe një predhë antitank.

“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë antitank të kal. 37 mm, modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona”, njofton Policia, transmeton Zeri.info.

Po ashtu është bërë e ditur se në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitar.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori, i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thotë Policia.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës zbulon identitetin e të dyshuarit për vrasjen në Interex