Konfiskohen mbi 2 mijë monedha 2 euroshe false në një market në Lipjan

Foto ilustruese

Një person ka raportuar në polici rreth 2 mijë e 362 monedha 2-euroshe të falsifikuara nga një market në Lipjan.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se të njëjtat i ka konfiskuar dhe po e heton rastin.

“Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Parat janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  Prishet miqësia mes Romeos dhe Meritonit në BBVA