Konfirmon Policia: 38 vjeçari i plagosur në Mitrovicë gjendet në emergjencë, i dyshuari akoma nuk është kapur

Një person i moshës rreth 38 vjeçare ka mbetur i plagosur para disa minutash në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, reportoi Jepi zë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Policia ka pranuar informacion për plagosje në rrugën “Shemsi Ahmeti”, një person rreth moshës 38-vjeçare është i plagosur, ai është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, aty po trajtohet. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat e nevojshme për hetimin e rastit”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Vdes zyrtarja e Spitalit të Pejës