Konfirmohet vdekja e një personi në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, u godit nga një veturë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.

Siç merr vesh Sinjali, vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa Policia dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Viktima dyshohet se është goditur teksa ka qenë i ndalur me veturë në shiritin emergjent, raporton Sinjali.

Lexo edhe:  “Kujdes, kanë hedhur diçka në rrugë”: Mërgimtarëve nga Kosova iu shpërthehen gomat e veturave në Serbi, dalin pamjet