Konfirmohet: Nuk ka dyshime se policët, Enver Smakiqi e Mërgim Geci kryen vepër penale në rastin me Lushtakët

Të shtunën e 2 korrikut dy zyrtarët policorë, Enver Smakiqi e Mërgim Geci dyshohet se u sulmuan gjatë orarit të punës nga familjarë të ish-nënkryetarit të PDK-së në Skenderaj, Nuredin Lushtaku, shkruan Insajderi.

Të dy policët kanë mbetur të lënduar teksa kanë pranuar edhe tretmanë mjekësore.

Për incidentin ka folur edhe kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Ai thekson se deri në këtë fazë të hetimeve thuhet se policia ka qenë e sulmuar dhe kanë qenë të detyruar të përdorin forcën.

“Vlerësimi fillestar i prokurorit kujdestar dhe hetuesve ka qenë që në këtë fazë nuk ka dyshime për zyrtarë policor të përfshirë në vepra penale. Dhe në këtë moment që po flasim nuk ka dyshime për zyrtarë policor, atëherë është në kompetencë të Policisë të Kosovës dhe Prokurorisë që të zhvillojë më tutje hetimet. Ne jemi duke përcjellë si rast, në momentin që ka informacione dhe dalin prova që implikojnë zyrtarët policor në shkelje apo në tejkalim të forcës apo përdorim të armëve jashtë rregullave që parasheh Policia e Kosovës, sigurisht që do të kyçemi dhe do të ndërmarrim veprimet e nevojshme hetimore”, thekson Hodaj për KosovaPress.

Lexo edhe:  Kërkohet paraburgim për zyrtarin e arrestuar ferizajas që regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret