Konfirmohet: KFOR-i vëzhgoi Kosovën për disa orë me avion

Një aeroplan ka fluturuar sot për disa orë përreth kufirit të Kosovës.

Kjo u pa në faqen e Flight Radar nga një lexuese e Klankosova.tv, e cila më pas ka dërguar fotografi në redaksi.

Klankosova.tv u interesua për aeroplanin për të cilin nga Aviacioni Civil thanë se është i kontrolluar nga KFOR-i.

“Është aktivitet i kontrolluar dhe operuar prej KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e Aviacionit Civil të Kosovës.

Lexo edhe:  Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Kaçanik