Komuna e Mitrovicës: Në mëngjes u përballëm me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër lumin Ibër

Komuna e Mitrovicës ka deklaruar se sot në orët e hershme të mëngjesit autoritetet komunale janë përballur me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Ibër.

Kjo sipas komunës, ka shkaktuar edhe shterjen e lumit.

“Rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për rajonin e Mitrovicës në këto temperatura të larta, rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese për ne si institucion i Komunës së Mitrovicës”.

“Komuna e Mitrovicës ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në Liqenin e Ujmanit”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook.

Lexo edhe:  Përmbytjet në Slloveni : Mehaj: FSK-ja e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë