Kompensimi i orëve të humbura, Nagavci merr një propozim

Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka dorëzuar një propozim ministres Nagavci për kompensimin e orëve të humbura për nxënësit në shkolla.

Gjini ka propozuar që orët duhet kompensuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.

Gjini ka thënë se nuk ka logjikë që orët e humbura të kompensohen gjatë fundjavës apo në ditët e pushimit.

Lexo edhe:  Mërgimtari i ri shqiptar e goditi me 14 predha mafiozin “Benzema” në Irak, ja se si u kap nga policia