Kompania amerikane do të investojë 800 milionë € në Kosovë, do të punësohen deri 5 mijë persona, paga minimale 800 euro

Kompania “American Exploration and Mining LLC” nga Amerika do të investojë në Kosovë 800 milionë euro, tha një konferencë të jashtëzakonshme kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ky është investimi më i madh në Ballkan ku edhe do të punësohen deri në 5 mijë punëtorë direkt e deri në 20 mijë indirekt.

Paga minimale sipas tij, do të jetë 800 euro përderisa do të ketë edhe shtesa e bonuse të tjeraAi ka kërkuar nga Qeveria që të mundësojë lejen e punës dhe sa më shpjet të nisin punimet, madje ka bërë të ditur se edhe ambasada amerikane ka rekomanduar që projekti të shtyhet përpara.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i ofrojë mbështetje dhe gjithçka që është me ligjet e Kosovës, ata kanë ardhur këtu me ligjet që i kemi në fuqi. Ambasada amerikane e ka bërë rekomandimin te Qeveria e Kosovës që të kalojë ky projekt. Ne nuk shohim asnjë dyshim kur ambasada amerikane është këtu. Ne duam ta shtyjmë këtë projekt para në baza ligjore, nuk duam të na ikin investitorët”.

“Fakti që rreth 40 milionë euro do të jepen për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, është kapital i pastër “, ka shtuar Azemi.Azemi foli edhe për grevën e kësaj sindikate, ku tha se ajo do të mbahet kur ta shohin momentin e duhur.

“Do të jemi shumë të kujdesshëm, jemi duke e parë çka po i bën qeveria punëtorëve të arsimit e administratës , s’do t’iaa japim kënaqësinë të bëjë lojëra me punëtorët tanë, do të hyjmë në grevë kur ta shohim momentin e duhur”.

Kurse Vlora Tasholli, kryetare e Sindikatës së operatorëve telefonik të Kosovës, sqaroi se 800 milionë euro investim në Kosovë do të ndihmojë në zhvillim.

Lexo edhe:  Në këto vende nuk do të ketë rrymë nesër deri në 7 orë