Kombi përplaset me motoçiklistin në Mitrovicë, shoferi 23-vjeçar dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Zhabar të Mitrovicës, ku janë përfshirë një furgon dhe një motoçikletë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

Burimet nga Emergjenca thonë se i lënduari është një 23-vjeçar, i cili fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave, pasi furgoni ishte kyçur në rrugë në rrugë dhe kishte goditur automjetin tjetër.

Në vendin e ngjarjes ndërkohë kanë dalë edhe njësitet policore, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme./ Gazeta Sinjali

Lexo edhe:  Tensione në seancën gjyqësore ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, Policia tentojnë ta qetësojnë babain e viktimës