Kombëtarja e Shqipërisë niset drejt Tiranës, arrijnë në Rinas në orën 15:00
Pas ndeshjes ndaj Spanjës që ishte e fundit e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, Kombëtarja do të kthehet në Shqipëri.
E gjithë skuadra do të niset këtë të martë në orën 12:00 nga Dusseldorfi dhe rreth orës 15:00 pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit.
Shqipëria mbylli rrugëtimin në EURO 2024 pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku u mund me rezultatin 0-1, por me një paraqitje dinjitoze, jo vetëm në takimin e fundit, por edhe me ndeshjet kundër Italisë dhe Kroacisë, me të cilat ishin pjesë e Grupit B ose thënë ndryshe pjesë e “Grupit të Ferrit”.