“Kom me iu gju bomba”: Prizrenasi i dehur terrorizon familjarët, kunata e denoncon në Polici

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha qytetarëve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një familje në Prizren, ku një person nën ndikimin e alkoolit ka kanosur familjarët e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kunata e të dyshuarit ka denoncuar Policinë, duke u shprehur e terrorizuar nga kërcënimet e tij.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, 50-vjeçari i ka kanosur me jetë duke i thënë se do i vrasë e do i sulmojë me bomba.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëurar në stacion policor, ku pasi iu nënshtrua alkooltestit rezultoi në gjendje te dehur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Polluzhë, vetura përfundon e rrotulluar në oborrin e një shtëpie