Kolonat vazhdojnë tek Dheu i Bardhë, pritjet deri në dy orë

Tashmë për disa ditë me radhë janë duke vazhduar kolonat në pikat kufitare të vendit.

Prej tyre më së shumti pritje për momentin ka Dheu i Bardh, ku për të hyrë në Kosovë duhet të pritni deri në dy orë.

E në deri në një orë ju bie të prisni në Jarinje, ndër në Muçibabë gjysmë orë, e në Merdarë 20 minuta.

Pos për të hyrë në Kosovë, pritje kanë filluar të bëhen edhe në dalje të vendit tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në gjysmë ore, në Jarinje dhe Merdarë 20 minuta.

Lexo edhe:  Ferizaj: Voziste nën masën mbrojtëse, policia e “sosë’ dënim 22-vjeçarin