Kolona 500 metra në Merdare, mërgimtarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova
Për të dalë nga Kosova, mërgimtarët por edhe qytetarë të Kosovës të cilët tani mund të udhëtojnë lirshëm pa viza, po presin gati dy orë në pikën kufitare në Merdarë.
Kolona këtu në dalje është 500 metra.
Gjendja më e lehtë paraqitet tek Dheu i Bardhë, ku kolona është 150 metra dhe njerëzit po presin deri në 70 minuta për të dalë.
Në pikat tjera kufitare gjendja është më e qetë ku pritjet maksimumi janë deri në 5 minuta.