Kjo është shuma që Naim Murseli dyshohet se ia dha dorasit për ta vrarë gruan e tij

Tashmë Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit, bashkëshortes së Naim Murseliut.

Gazeta10 ka mësuar se të arrestuarit janë i dyshuari për vrasje dhe vet Naim Murseli.

Nga burimet tona mësohet se  Policia fillimisht ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas ka treguar se Murseli porositi vrasjen e saj.

Autori i vrasjes, Granit Plava, ka pranuar fajësinë, duke thënë se vrasja është porositur nga vet Naim Murseli.

Burime të Indeksonline pohojnë se Naim Murseli i kishte premtuar Granit Plavës 30 mijë euro për t’ia vrarë gruan. Një pjesë e shumës i ishte dhënë Granitit, ndërsa ai dhe Naimi ishin pajtuar që pjesa tjetër e borgjit të paguhej më vonë.

Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar në fshatin Rakovinë të Gjakovës.

Granit Plava dyshohet të jetë nga fshati Cerrmjan, nga ku vinte edhe viktima, Liridona Murseli.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë” ka bërë të ditur policia

Lexo edhe:  Gjermania në hall për këta punëtorë, kërkohen në të gjithë botën: Paga vjetore është 40 mijë euro