Kjo është punëtorja e kompanisë ‘First Travel’ që u arrestua nën dyshimet për mashtrim me bileta avioni

Pak më parë u raportua për një rast mashtrimi në Lipjan ku është përfshirë kompania turistike ‘First Travel’. Punonjësja e kësaj kompanie pas denoncimit nga qytetari ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës.

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për 29-vjeçaren, Fatmire Hajdari.

Hajdari është intervistuar në stacion nga hetuesit policorë dhe ndaj saj është iniciuar rasti për veprën ‘Mashtrim’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 29-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kujtojmë që rastin në Polici e ka denoncuar një 30-vjeçar, i cili a deklaruar se ka paguar 800 euro për një biletë kthyese Kosovë – Itali, mirëpo nuk ka arritur që ta realizojë udhëtimin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Kryqi i Kuq ka folur me familjarët e policëve, kjo është gjendja e tyre shëndetësore