Kjo është mosha e dorasit dhe e gruas që u vra në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur një grua.
Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se i plagosuri është 15 vjeçar.
Ndërsa gruaja që vdiq është e moshes 21 vjeçare me inicialet E.C.
“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha ai.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari për vrasjen e ish gruas është iV.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar.
“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore. Hetuesit dhe krim teknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes Për informata tjera ju njoftojmë më vonë”, thuhet aty.