Kjo është lista e shteteve ku mund të lëvizni pa viza, pas Liberalizimit!

Shtetet në të cilat mund të udhëtohet pa viza janë ato të Bashkimit Europian: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi. Qytetarët Kosovarë udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër e Litehshtejn.

Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të cilat janë jashtë zonës Shengen.

Për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Për informimin mbi kërkesat e hyrjes në këto dy shtete, qytetarët Kosovarë duhet të kontaktojnë Seksionin e Vizave në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Këto rregulla janë të vlefshme vetëm për shtetasit Kosovarë mbajtës të pasaportës biometrike. Meqenëse pasaportat jo-biometrike nuk vlejnë për lëvizjen e lirë pa viza, mbajtësit e tyre mund të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirë Shengen, vetëm nëse në të ndodhet tashmë një vizë e vlefshme Shengen. Për informacione të mëtejshme, shtetasit duhet të kontaktojnë autoritetet e shtetit të Republikës së Kosovës ose përfaqësitë konsullore të shteteve Shengen.

Sa kohë mund të qëndrojnë qytetarët Kosovarë në zonën Shengen?

Sipas rregullave të reja, qytetarët me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë). Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon më datë 1 korrik. Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë)

Lexo edhe:  Ligji për pagën minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë Kurti